Pezullimi i Ballukut, të premten në mëngjes mblidhet qeveria

Pezullimi i Ballukut, të premten në mëngjes mblidhet qeveria

Të premten në mëngjes do të mbahet një mbledhje e qeverisë, e cila do të nisë në orën 9:00. Ende nuk është bërë e ditur qëllimi i kësaj mbledhjeje, por që vjen pas vendimit për pezullim të Belinda Balluku si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë. Rama dhe Balluku zhvilluan këtë të enjte një takim prej më shumë se 7 orësh në Kryeministri, ku më pas u bashkua edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.