Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Makina bie në kanal, shqiptari bëhet hero: Shpëton të moshuarin në Itali
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur paraditen e së enjtes në Padova, kur një automobil ra në kanalin Battaglia pranë Villa Molin, me një të moshuar brenda. Automobili Toyota Yaris i sipërmarrësit Giuseppe Salvalajo, themelues i një kompanie ndërtimi, rrëshqiti dhe u zhyt në ujë për shkak të një gabimi në manovrim. Shpejt, disa kalimtarë panë ngjarjen, dhe dy prej tyre u hodhën në ujë për ta shpëtuar drejtuesin e makinës. Njëri prej tyre ishte Elton Zefi, 30-vjeç, punëtor me origjinë shqiptare, i cili rrëfeu për ANSA se u hodh menjëherë në ujë për të shpëtuar sipërmarrësin. “Nuk pata frikë, mendoja vetëm se duhej bërë shpejt,” tha ai. Falë ndërhyrjes së tyre, Salvalajo u nxorr i gjallë nga automjeti, i cili po tërhiqej nga rryma.