Rama do të mblidhte qeverinë! Takimi anullohet, do të drejtohej nga Balluku

Rama do të mblidhte qeverinë! Takimi anullohet, do të drejtohej nga Balluku

  TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritej të mbledhte nesër qeverinë para samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së” (Growth Plan “Our Pathway to EU”), ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian. Por mbledhja e kabinetit qeveritar ku pritej të diskutohej vendimi i GJKKO për shkarkimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku është anulluar. Mbledhja do të drejtohej pikërisht nga vetë Balluku, ndërsa kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e BE./ZËRI