Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Vendimi për Ballukun i diskutueshëm? Gazetari tregon kur Gjykata duhet t’i kërkojë leje Kuvendit
Vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra ka sjellë reagime. Gazetari Poli Hoxha thotë se paçka zhurmës politike, vendimi gjyqësor është plotësisht i bazuar në ligj. Sipas tij opozita prej kohësh ka kërkuar dorëheqjen e Ballukut, por kurrë nuk ka kërkuar që gjykata të pezullonte një ministër. Sipas tij, situata është shfrytëzuar politikisht, ndërsa mazhoranca kërkon ta paraqesë vendimin si “puç kushtetues”, për të krijuar idenë se SPAK dhe GJKKO po synojnë qeverinë. Gazetari theksoi se ministrat dhe zëvendëskryeministrat nuk kanë imunitet, ndaj GJKKO ka të drejtë t’i vendosë masa sigurie pa kërkuar leje nga Kuvendi. Leje parlamentare kërkohet vetëm për masa si arresti me burg, arresti në shtëpi dhe kontrolli i banesës për deputetët, jo për ndalimin e daljes jashtë shtetit...