Lubonja: SPAK të tregojë se nga 50 mln euro, sa ka marrë Rama, Balluku dhe sa kanë shkuar për fushatë?

Për analistin Fatos Lubonja, vendimi i GJKKO-së për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk mjafton sa kohë nuk ka ndëshkim për të gjithë rrethin e krimit të paprekur nga SPAK.

Duke iu referuar një takimi të pazakontë në kryeministri sa i takon kohës së gjatë të qëndrimit të Ballukut në godinën e qeverisë, mbi 8 orë, Lubonja tha se nuk dihet nëse zv/kryeministrja ka ndryshuar metodë në raport me zyrtarët e tjerë të lartë të akuzuar nga SPAK për korrupsion, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj.

“Vendimi i sotëm i GJKKO ngre pikëpyetje të mëdha se çfarë ka pas saj. A është SPAK që ka një mbështetje ndërkombëtare? A është SPAK që bashkëpunon me Ramën për të eleminuar disa kundërshtarë?”, u shpreh Lubonja në News24.

Lubonja: Është një goditje që tregon se është një zhveshje e sistemit por pikëpyetje e madhe që ngrihet është kjo, cfarë ka pas. Është SPAK që ka një mbështetje ndërkombëtare, është SPAK që bashkëpunon me Ramën për të eleminuar disa kundërshtarë. Ai që quhet sistem ku kam parasysh të gjithë rrethin e krimit, ai nuk është prekur nga SPAK.

Pyetja e madhe që ngrihet është ky 50 mln euro ku kanë shkuar, sa prej tyre ka futur në xhep, Balluku apo Rama dhe sa kanë shkuar për fushatën elektorale. Sistemi i vjedhjes, thonë pabarazi në tendera, ku kanë shkuar?