Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Mbyllet Shërbimi hungarez i REL-it
Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë do të mbyllet mesnatën e 21 nëntorit, pesë vjet pasi rinisi punën për t’iu ofruar hungarezëve informacione të sakta dhe lajme të pavarura. Në një mesazh për audiencën, shërbimi tha se ekipi i tij ka “punuar me dedikim për të ofruar gazetari të pavarur për audiencat në Hungari”. Përmbajtja e shërbimit do të vazhdojë të jetë e qasshme online. “Jemi thellësisht mirënjohës për besimin, angazhimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë lexuesit tanë”, u tha në njoftim. Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steve Capus, lavdëroi punën e gazetarëve të Shërbimit hungarez. “Profesionalizmi i tyre, dedikimi dhe kontributi i jashtëzakonshëm për misionin tonë kanë ndikuar në suksesin tonë, dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për gjithçka që ata i...