Bota E Enjte, 20 Nëntor 2025 19:21
Një ish-police me origjinë shqiptare, fitoi 1 milion dollarë nga një gjykatë amerikane pas një padie kundër Departamentit të Policisë së Bostonit. Enxhi Qirici, 32 vjeçe pretendonte se ishte shkarkuar padrejtësisht dhe ishte bërë objekt i ngacmimeve seksuale dhe diskriminimit në punë.
Ajo u largua nga policia në vitin 2019, pas dy incidenteve, ndërsa juria vendosi se largimi i saj nga puna nuk kishte lidhje me ngacmimet, por me paaftësinë në detyrë. Sipas padisë, shqiptarja u sulmua dhe u tall edhe për lidhjen e saj me një person me ngjyrë.
Qirici kishte depozituar më parë një ankesë për diskriminim dhe ngacmime seksuale, por departamenti i policisë mohoi çdo lidhje mes ankesës dhe shkarkimit. Avokati i saj, Ilir Kavaja, e përshkroi çështjen si një betejë për drejtësi dhe barazi, ndërsa kolegu dhe ish-i dashuri Eliot Telisnor theksoi se Qirici humbi karrierën që kishte ndërtuar me shumë përpjekje.
U diskrimunua, ish-policja shqiptare fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim
