Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Çahet argjinatura mbrojtëse në zonën e Vainit, përmbyten toka bujqësore
Probleme serioze janë shfaqur në zonën e Vainit, ku një çarje rreth 40 metra e argjinaturës mbrojtëse në pjesën jugore të lagunës ka shkaktuar përmbytje dhe prurje të ujit të kripur drejt kanaleve bujqësore. Gjatë gjithë natës, ekipet në terren kanë punuar për të bllokuar çarjen, duke hedhur inerte me 12 kamionë 2 të Forcave të Armatosura, 10 të bashkisë dhe subjekteve private. Situata mbetet e rënduar, pasi uji i kripur i lagunës vazhdon të derdhet në kanalin e Hidrovorit të Tales, duke ndryshuar rrjedhjen natyrore të tij nga perëndimi drejt lindjes dhe duke shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore të zonave depresive.