Serbët hyjnë në tregun mediatik shqiptar, themelohet Arena Channel Albania

Serbët hyjnë në tregun mediatik shqiptar, themelohet Arena Channel Albania

Arena Channels, një grup mediatik në pronësi të Telekom Srbija, ka vendosur të hyjë në tregun shqiptar. Një javë më parë, shoqëria serbe ka krijuar kompaninë Arena News Channels Two Albania, e cila është regjistruar këtë të enjte në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sipas ekstraktit, shoqëria do të ketë si objekt aktiviteti; Prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve audiovizive nëpërmjet televizionit, internetit, platformave digjitale dhe rrjeteve sociale. Ekstrakti i Arena Channels Two Albania Po kështu pjesë e aktivitetit të saj do të jetë edhe botimi dhe administrimi i publikimeve elektronike dhe mediave online. Dokumentat tregojnë se adresa e regjistruar e shoqërisë është në rrugën Dervish Shaba, Blloku B-1. Në të njëjtën adresë gjendet dhe televizioni Adria Med si dhe disa kompani të tjera në pronësi...