Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Goditja e Trump ndaj emigracionit në SHBA/ Bien ndjeshëm normat, boshatisen spitalet dhe qendrat e strehimit
Një vit më parë, kirurgu i traumës në San Diego, Dr. Vishal Bansal, trajtonte çdo muaj dhjetëra emigrantë të lënduar nga rëniet nga muri i lartë përgjatë kufirit SHBA–Meksikë, shpesh me fraktura të gjymtyrëve dhe dëmtime të rënda të shtyllës kurrizore, legenit apo trurit. Ndërsa sot, sipas Reuters, shtrati i dhomës së traumës në spitalin ku punon Bansal është shpesh bosh, një pamje që është bërë e zakonshme që nga marrja e detyrës nga presidenti Donald Trump dhe nisja e goditjes së tij agresive ndaj emigracionit. Politikave të reja përfshijnë kufizimin e të drejtave të kërkuesve të azilit, rritjen e deportimeve dhe kërkesën për 170 miliardë dollarë për forcimin e zbatimit të ligjit të emigracionit. Statistikat e Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-ve tregojnë se...