U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

Një ish-police në Boston të SHBA-së, me origjinë shqiptare, fitoi 1 milion dollarë nga një gjykatë amerikane pas një padie kundër Departamentit të Policisë së Bostonit. Enxhi Qirici, 32 vjeçe pretendonte se ishte shkarkuar padrejtësisht dhe ishte bërë objekt i ngacmimeve seksuale dhe diskriminimit në punë. Qirici u largua nga policia në vitin 2019, pas dy incidenteve, ndërsa juria vendosi se largimi i saj nga puna nuk kishte lidhje me ngacmimet, por me paaftësinë në detyrë. Sipas padisë, shqiptarja u sulmua dhe u tall edhe për lidhjen e saj me një person me ngjyrë. Ajo kishte depozituar më parë një ankesë për diskriminim dhe ngacmime seksuale, por departamenti i policisë mohoi çdo lidhje mes ankesës dhe shkarkimit. Sipas Daily Mail, Qirici vendosi të ndjekë studimet...