Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova! Ja pse nuk u shkarkua nga qeveria
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nën akuzën për shkelje e barazisë në tendera në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. Berisha e ka cilësuar këtë ngjarje si një kronikë të një ngjarjeje të paralajmëruar ndërsa nga ana tjetër, sipas tij, iniciatori i vërtetë i vendimmarrjeve ka qenë vetë kryeministri Edi Rama. “Lubia iku siç ishte! Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar! Miq, disa ditë më parë dëgjova se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Lubi Ballukut. Ky lajm më duk thashethem dhe nuk e besova. Madje nuk e besova edhe...