VIDEO/ Rriten prurjet e Vjosës – Përkeqësohet situata në Çerven dhe Kashisht

VIDEO/ Rriten prurjet e Vjosës – Përkeqësohet situata në Çerven dhe Kashisht

Situata nga prurjet e lumit Vjosa është rënduar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Sipas burimeve nga Shtabi i Emergjencave, uji ka përparuar në zonën e fshatit Çerven, duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore. Ndërkohë, në fshatin Kashisht, niveli i ujit është afruar pranë banesave, duke shkaktuar ankth tek banorët dhe rritur gatishmërinë e strukturave të mbrojtjes civile. Forcat e ushtrisë ndodhen në gadishmëri të plotë, të angazhuara për të ndërhyrë në çdo moment nëse situata përkeqësohet më tej. Autoritetet pritet të japin informacione të tjera mbi masat që po merren për menaxhimin e emergjencës dhe mbrojtjen e zonave të banuara.