GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, SPAK del me njoftim zyrtar

GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, SPAK del me njoftim zyrtar

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar pas dy masave të sigurimit që janë vendosur për Belinda Ballukun me vendim të GJKKO, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi: Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar...