48% e fëmijëve në rrezik varfërie, Zhupa kërkon ndërhyrje urgjente

48% e fëmijëve në rrezik varfërie, Zhupa kërkon ndërhyrje urgjente

Deputetja demokrate Ina Zhupa, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve renditi një sërë statistikash që tregon se ka nevojë për ndërhyrje urgjente nga shteti për të kthyer vëmendjen te fëmijët. Ajo tha se statistikat tregojnë nevojën për ndërhyrje urgjente nga shteti dhe përkujdesje më të madhe sociale. “48% e fëmijëve nën moshën 6 vjeç janë në rrezik varfërie. 77% e fëmijëve 2–14 vjeç përjetojnë disiplinë të ashpër, përfshirë ndëshkimin fizik, ndërsa 86% ndjejnë se të drejtat e tyre nuk respektohen. Për më tepër, 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, një nivel trefish më i lartë se mesatarja globale”, deklaroi Zhupa. Deputetja theksoi se këto nuk janë vetëm shifra, por një pasqyrë e realitetit që kërkon veprim të menjëhershëm nga institucionet dhe shoqëria. Ajo shtoi...