Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
A iku Balluku? Rama pret në Kryeministri euro-komisoneren Marta Kos
Edi Rama dhe Marta Kos TIRANË-Kryeministri Edi Rama po takon Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos në zyrën e tij në Kryeministri. Kos ka mbërritur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme në kryeministri, ndërsa në axhendë ka dhe një darkë të planifikuar mbrëmjen e sotme. Kos ndodhet në Tiranë, pasi vendi mirëpret nesër samitin “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së” (Growth Plan “Our Pathway to EU”). Ndërkohë në zyrën e Ramës prej më shumë se 5 orësh ndodhet edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”./ZËRI