Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nis në Alaskë nata polare/ Qyteti Utqiagvik nuk do ta shohë më diellin deri në 22 janar 2026, pamje mbresëlënëse
Banorët e qytetit Utqiagvik, në Alaskë, panë dje lindjen e fundit të diellit për vitin 2025, duke shënuar fillimin e një periudhe 64-ditore errësire të vazhdueshme për pikën më veriore të kontinentit amerikan. Lindja e ardhshme e diellit pritet më 22 janar 2026, sipas Fox News, në një kohë kur Antarktida do të jetë në fazën e kundërt sezonale, duke përjetuar ditën polare që zgjat deri në shkurt. Nata polare në Rrethin Arktik, që përfshin edhe Utqiagvikun, nis me lindjen e fundit të diellit të vitit 2025. Banorët e dinë se rrezet e para të diellit do të rikthehen vetëm në janar të vitit të ri. Ndërkohë, në Polin e Jugut, Antarktida hyn në periudhën e ditës polare, me diell të pandërprerë deri në shkurt...