Zbardhet plani i paqes me 28 pika për Ukrainën, a do të jetë rusishtja gjuhë zyrtare për ukrainasit?

Zbardhet plani i paqes me 28 pika për Ukrainën, a do të jetë rusishtja gjuhë zyrtare për ukrainasit?

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, në bashkëpunim me zyrtarë rusë, ka hartuar një propozim të ri për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Sipas burimeve, plani i është paraqitur ditët e fundit Kievit nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dokumenti, i përbërë nga 28 pika, parashikon lëshime të mëdha nga Ukraina. Ndër to, dorëzimi i territorit të mbetur të Donbasit, përgjysmimi i ushtrisë ukrainase, kufizimi i armatimeve, ndërprerja e një pjese të ndihmës ushtarake amerikane dhe ndalimi i pranisë së trupave të huaja në territorin ukrainas. Një pikë tjetër e debatueshme e draftit është njohja e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në Ukrainë. Burime nga Kievi e kanë cilësuar planin si thellësisht të njëanshëm, ndërsa...