Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Veliaj kërkoi leje për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KiE, SPAK: Nuk u specifikuan emrat e zyrtarëve
SPAK ka refuzuar kërkesën e Erion Veliajt për të zhvilluar një takim zyrtar në ambientet e burgut të Durrësit me përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri në datat 17-19 nëntor. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK sqaron se në kërkesën e tij kryebashkiaku Veliaj nuk ka specifikuar emrat e zyrtarëve që do të takonte, dhe kjo kërkesë i është refuzuar në mbështetje të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Reagimi i SPAK: Në përgjigje të kërkesave tuaja- Në datën 11.11.2025, përmes një kërkesë dërguar Prokurorisë së Posaçme, i pandehuri Erion Veliaj ka kërkuar lejimin e një takimi zyrtar me përfaqësues të Komitetit...