“Një punë e shkëlqyer”/ Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në Kuvend: Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE

“Një punë e shkëlqyer”/ Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në Kuvend: Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, priti sot në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, znj. Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave. Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës. “Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”, u shpreh ajo. Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar. “Integrimi...