Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjekmarkaj pas takimit me Marta Kos: PD mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, në themel janë zgjedhjet e lira
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas takimit me Komisioneren për Zgjerim Marta Kos. “I shpreha mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike për mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Europian ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë. PD ka ardhur në skenën e historisë me premtimin “Shqipëria si gjithë Europa” dhe ka qëndruar gjithmonë besnike këtij parimi.Ne e mbështesim fuqimisht integrimin europian si një proces kombëtar, jo partiak, dhe kërkojmë që Shqipëria të ecë drejt BE-së sipas parimit të meritokracisë dhe standardeve. Në themel të këtij procesi qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.Raporti i fundit i evidenton qartë shqetësimet për zhdukjen e kufirit mes partisë dhe shtetit, si dhe faktin se lideri historik i opozitës, Sali Berisha, dhe lider të tjerë kanë qenë në arrest...