Çarja në argjinaturën e lagunës së Vainit, ka sjellë sasi të mëdha uji që po derdhen drejt kanalit kullues.
Pamjet me dronë tregojnë dëmtimet dhe përmbytjen e dhjetëra hektarëve tokë bujqësore.
Autoritet thonë se po merren masa ndërsa banorët të alarmuar tregojnë se rrezikohen edhe zona e banuar e Bregut të Matës.
Ekipet emergjente ndodhen në terren dhe po hedhin inerte për të frenuar rrjedhjen e ujit.
