Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Pozicioni kushtetues i Zv.kryeministrit, a do ta shkarkojë Rama Ballukun?
Belinda Balluku TIRANË-Gjykata e Posaçme ka pezulluar nga detyra Belinda Ballukun, e cila deri tani mbante postin e zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Pasi u mor e pandehur nga SPAK për shkelje me Tenderin e Llogarasë, zv.kryeministrja Belinda Balluku është nën hetim edhe për tenderin për lotin e katërt të Unazës së Madhe. Posti që Belinda Balluku mban, Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë si përbërje të Këshillit të Ministrave. Në nenin 95, pika 1 e Kushtetutës thuhet qartë se “Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat”. Në këto kushte një qeveri nuk mund të qëndrojë pa postin e zëvendëskryeministrit. Pas pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, Kryeministri Edi Rama vendoset para vendimit për ta zëvendësuar atë, por ende nuk dihet se si do të veprohet dhe...