“Safari snajperësh në Bosnjë”/ Ish-ambasadori italian në Sarajevë rrëfen kapitullin e errët të luftës: Italianët erdhën për të vrarë, por…

“Safari snajperësh në Bosnjë”/ Ish-ambasadori italian në Sarajevë rrëfen kapitullin e errët të luftës: Italianët erdhën për të vrarë, por…

Ish-ambasadori italian Michael Giffoni, i cili shërbeu në Sarajevë gjatë vitit 1994, ka treguar se gjatë luftës në Bosnjë qarkullonin informacione që italianët dyshoheshin se paguanin për të qëlluar me snajper nga kodrat e rrethimit, duke i cilësuar këto ngjarje një nga episodet më të errëta të asaj periudhe. “Nuk kam problem të tregoj gjithçka që di. Është një histori që më shqetësoi vërtet në atë kohë”, u shpreh ai. Siç shkruan “La Repubblica”, Giffoni kujton se që në mbërritjen e tij në Sarajevë, në një qytet nën rrethimin e snajperëve serbë, kishte dëgjuar paralajmërimet e para për atë që boshnjakët e quanin “Safari snajperësh”. Sipas tij, qarkullonin informacione se persona të pasur dhe aventurierë silleshin në pozicione të larta për të qëlluar me snajper...