Vizita dy ditore e Dumanit në Bruksel/ Ambasadori Gonzato: BE, mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit

Vizita dy ditore e Dumanit në Bruksel/ Ambasadori Gonzato: BE, mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit

Kreu i SPAK Altin Dumani, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian nga DG NEAR, OLAF, DG JUST dhe kabinetet e komisionerëve për Zgjerimin dhe Punët e Brendshme. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se BE vijon mbështetjen e fortë për SPAK-un dhe rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të tij edhe në vitet e ardhshme, veçanërisht pas vitit 2026. “Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec,...