Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ekspozita me shkrimet e shenjta/ 452 dokumente të ekspozuara në ambientet e Bibliotekës Kombëtare
Një thesar me 452 vepra me shkrime të shenjta është ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare, një udhëtim i rrallë në botën dorëshkrimeve që kanë shënuar shekuj kulture. “Është një koleksion i rëndësishëm, me mjaft vlerë, pjesë e trashëgimisë sonë, i ndarë në dy pjesë”, u shpreh Piro Misha. Të gjitha botime janë origjinale, duke nisur me 8 botime të viteve 1400, shtypur me incunabula, para shpikjes së shtypshkronjës. Një pjesë e madhe e veprave janë shtypur në Romë dhe Venecia, të tjera në Francë, Holandë, Belgjikë, Gjermani Greqi Bullgari. Bibla e Martin Luterit, një botim me shumë rëndësi në histori zë një vend të veçantë në ekspozitë. Nga thesaret e bibliotekës, zbulohet një bibël e rrallë e 1827 e shtypur në Paris që mban vulën e...