Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
U vodhën numëruesit më 11 maj? KQZ do të hapë 210 kuti
KQZ po kërkon akoma për numërues që mund të kenë vjedhur vota më 11 maj, në mënyrë që t’i dorëzojë ata përpara drejtësisë. Për këtë, do të hapen 10% e kutive, si të votave brenda vendit, si të diasporës, për t’u kontrolluar, rinumëruar e për të parë nëse ka mospërputhje. Verifikimit nuk do t’i shpëtojë asnjë bashki e vendit dhe kutitë që do të hapen u zgjodhën përmes shortit. Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës. Nga ky proces i verës, u zbulua se kryesisht në Fier, kishte abuzime serioze me votën, por Komisioni i Ankesave nuk dërgoi asnjë në prokurori, duke lënë komisionerin Ilirjan Celibashi ta bëjë...