Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
FMN: Sfidat e ekonomisë në Shqipëri, nga rritja e paqëndrueshme te rreziku i kredisë për ndërtim
Ndonëse Shqipëria është një nga vendet me rritjen më të lartë në Europë, sfidat që fshihen pas kësaj rritjeje janë të shumta, sipas deklaratës së plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtare. Rritja mbetet e orientuar nga turizmi, ndërkohë që rreziqet që vijnë nga jashtë janë shtuar. Nga ana tjetër një tkurrje më e shpejtë se parashikimet e popullsisë në moshë pune mund të thellojë mungesën e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin, të imponojë një politikë monetare më shtrënguese dhe të dobësojë perspektivën e rritjes. Shqipëria përballet me presione në rritje mbi shpenzimet publike, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë mund të vënë në rrezik qëndrueshmërinë fiskale në afatin e mesëm. Prirjet demografike pritet të rrisin ndjeshëm shpenzimet për pensione dhe shëndetësi. FMN ka përsëritur qëndrimin...