Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Masa e GJKKO/ Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja
Ka mbërritur në Kryeministri këtë mesditë edhe deputeti dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Arsyeja e paraqitjes së tij në ambientet e Kryeministrisë nuk dihen ende. Më herët, prej më shumë se 3 orësh, në Kryeministri ndodhet edhe Belinda Balluku, e cila u pa të hyjë pak pas publikimit të lajmit se GJKKO e ka pezulluar nga detyra e Zv. Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Top Channel