Verifikimi paszgjedhor/ Hapja e kutive të “11 majit”,  KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive

Verifikimi paszgjedhor/ Hapja e kutive të “11 majit”, KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive

Fillimi i dhjetorit  do e gjeje sërish administratën e KQZ në petkun e numëruesit ndërkohë  që salla e mbledhjeve pritet te shndërrohet ne një qendër  të madhe  numërimi.  6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, 210 kuti të përzgjedhura në mënyrë rastësore do i  nënshtrohen verifikimit paszgjedhor një procedurë e parashikuar  nga kodi zgjedhor  pas çdo procesi elektoral. “Më 3 dhjetor  hapet 210 kuti votimi.  Në procesin e verifikimit pas zgjedhor nuk përfshihen   kutitë e votimit të cilat janë rinumëruar përgjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve (2124 QV Brenda vendit dhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit), si dhe ato  ato që janë në proces hetimi penal për të cilat ka vendim sekuestrimi apo në pritje të tij”, u shpreh drejtoresha e votimit nga jashtë...