Ngujimi: Balluku nuk del nga zyra e Ramës, u bashkohet edhe Manja

Ngujimi: Balluku nuk del nga zyra e Ramës, u bashkohet edhe Manja

Kanë kaluar mbi tre orë që kur vendimi i GJKKO pezulloi nga detyra numrin 2 të qeverisë Rama, Belinda Ballukun. Kjo e fundit është ngujuar prej më shumë se tre orësh në kryeministri me Ramën. Nuk dihet ende si po shkojnë ‘negociatat’ mes dyshes që dyshohet e përfshirë në shumë afera korruptive të vendit gjatë dekadës së fundit. Pas më shumë se dy orësh vetëm, Rama ka thirrur në kryeministri edhe Ulsi Manjën, por nuk dihet nëse po i propozon vendin e Ballukut apo po dyshja po i kërkojnë këshilla juridike.