PANIK në fluturimin Londër–Tiranë! 5 pasagjerë bien pa ndjenja, avioni devijon në Mynih

PANIK në fluturimin Londër–Tiranë! 5 pasagjerë bien pa ndjenja, avioni devijon në Mynih

harta GJERMANI- Një avion i nisur nga Londra me destinacion Tiranën nuk ka mbërritur ende në Shqipëri pasi në Gjermani ka devijuar rrugën. Raportohet se 5 pasagjerë janë sëmurur papritur dhe kanë rënë pa ndjenja. Si pasojë ekuipazhi ka njoftuar pilotin dhe ai ka devijuar rrugën për t’u kthyer në Londër pasi në atë pikë ishte më afër se Tirana. Avioni ka mbërritur në aeroport dhe 5 ambulanca ndodhen në pistë duke pritur pasagjerët e sëmurë, të cilët nuk dihet çfarë u ka ndodhur. Pasagjerët e tjerë pritet të nisen drejt Tiranës më vonë, por situata ka shkaktuar vonesa edhe për udhëtarët që do të niseshin nga Tirana drejt Londrës./ZËRI