“Më lejoni ta zgjidh këtë luftë të mallkuar”/ Moska gati për të rinisur negociatat, Kievi i alarmuar nga propozimi amerikano-rus

“Më lejoni ta zgjidh këtë luftë të mallkuar”/ Moska gati për të rinisur negociatat, Kievi i alarmuar nga propozimi amerikano-rus

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi qëllimin e tij për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi ia bëri të ditur këtë Presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate. “Më lejoni ta zgjidh luftën tuaj të mallkuar”, tha presidenti amerikan para pjesëmarrësve në Forumin e Investimeve SHBA-Saudite në Uashington. Deklarata e Trump, e raportuar nga agjencitë e lajmeve, sinjalizon një përshpejtim diplomatik dhe vjen vetëm disa orë pasi Axios zbuloi planin sekret prej 28 pikash të zhvilluar nga administrata amerikane dhe të diskutuar me Kremlinin nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff. Plani duket shkatërrues për Ukrainën sepse, sipas Reuters, ai kërkon dorëzimin e një pjese të territorit të saj, përfshirë Donbasin dhe armët e saj, si dhe një reduktim të forcave...