Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
SPAK refuzon kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE, nuk do të takohen me Veliajn në burg
Prokuroria e Posaçme SPAK ka refuzuar kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për t’u takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Misioni i KE vizitoi Shqipërinë në datat 17-19 nëntor dhe kishte kërkuar një takim me Veliajn në ambientet e IEVP Durrës, ku ai mbahet në paraburgim prej shkurtit 2025, për t’u njohur me situatën e tij. Nga ana tjetër, gjatë qëndrimit dyditor në Tiranë, misioni monitorues zhvilloi disa takime me institucionet shqiptare dhe u prit edhe nga Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Top Channel