Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
PD nuk heq dorë nga protesta, rikujton takimin të hënën në ‘Foltoren 2’ para Kryeministrisë
Partia Demokratike ka rikujtuar mesditën e sotme, se të hënën e 24 nëntorit, në ora 18:00, do të mbajë sërish protestë para Kryeministrisë. PD e mbajti protestën e parë të hënën e kësaj jave, duke e emëruar këtë tubim si ‘Foltorja 2’. Ndër kërkesat e tyre ishte largimi nga qeveria i Belida Ballukut, por edhe pse GJKKO e pezulloi nga detyra, për PD nuk është e mjaftueshme dhe protesta do te vazhdojë. Top Channel