Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Blushi: Rama po tallet me pensionistët, u ofron ‘petulla me ujë’. PL propozon dyfishim të pensioneve si zgjidhje reale
“Rama po tallet me pensionistët, u ofron "petulla me ujë". Kështu deklaroi në një dalje për mediat Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi. “PL propozon dyfishim të pensioneve si zgjidhje reale”, tha ai. Deklarata e plotë: Premtimi i Qeverisë për gjoja rritjen e pensioneve vitin e ardhshëm nuk është gjë tjetër veçse oferta e “petullave me ujë”, tallja dhe poshtërimi i radhës që Edi Rama u bën pensionistëve të të gjitha kategorive. Nuk ka fyerje më të madhe për pensionistët se sa t’u ofrosh si zgjidhje rritjen me 60 lekë në ditë të pensionit në qytet dhe me 20 lekë në ditë të pensionit në fshat, kur ndërkohë harxhon 90 mijë euro në ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe...