GJKKO liron nga burgu ish-missin Eria Ago, e dashura Safet Bajrit

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka vendosur sot të ndryshojë masën e sigurisë për Eria Agon, të dashurën e Safet Bajrit, duke e kaluar atë nga arresti me burg në arrest shtëpie.
Ago akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit, në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018. Sipas hetimeve, ajo dyshohet se ka dhënë ndihmë dhe ka qenë në dijeni të veprimeve të autorëve të dyshuar.

Eria Ago, 31 vjeçe dhe ish-miss, u arrestua më 26 shkurt 2025 dhe mbahej në Burgun e Grave në Pogradec. Në deklarimet e saj, ajo ka mohaur kategorikisht akuzat, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin dhe as dijeni për të.

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, GJKKO vendosi të vazhdojë masën e sigurisë, por në një formë më të lehtësuar, duke e transferuar atë në arrest shtëpie.

Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025, i akuzuar për ekzekutimin e Fatbardh Licit. Hetimet për ngjarjen dhe personat e përfshirë vijojnë.