Deklaratë e Partisë Demokratike: Rama përdori SPAK për të eleminuar Ballukun

Deklaratë e Partisë Demokratike: Rama përdori SPAK për të eleminuar Ballukun

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës se Posaçme i cila ditën e sotme pezulloi nga detyra dhe i blloko pasaportën zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për abuzimet në lidhje me tenderin e tunelit të Llogarasë. Deklaratë e Partisë Demokratike: Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe njëherë se, njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit. Ai e trajtoi zëvendësen e tij, prapa shpinës së të cilës ‘kishte ngrënë dardha’ si dëm kolateral, si një e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa me parë, nga frika se ajo po e merrte me vete dhe duhej larguar, jo nga ai, por kushdo tjetër, me...