Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres Balluku, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas Shehajt, ‘po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite ne Shqipëri’. Më tej ai deklaroi se ky është momenti për t’u shkëputur përfundimisht nga e kaluara. Deklarata e plotë e Agron Shehaj: Shqipëria po përjeton momentin më të rëndësishëm të historisë së saj, që pas rrëzimit të regjimit komunist. Po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar mbi Shqipërinën këto 35 vjet. Të korruptuarit që kanë marrë peng këtë vend për mbi 3 dekada po dalin para drejtësisë. Po dalin para drejtësisë ata që kanë vjedhur popullin më të...