Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, apeli liron nga qelia Eria Agon

eria ago-safet bajri

TIRANË- Eria Ago, ish-e dashura e Safet Bajrit, është liruar nga qeia. Gjykata e Posaçme e Apelit zbut masën nga “arrest në burg” në “arrest ne shtëpi”. Prej muajsh, Eria Ago mbahet në paraburgim në IVEP Pojskë, pasi dyshohej se ndihmoi Bajrin per tu larguar në vrasjen e Fatbardh Licit. 
Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici. Ago ka deklaruar se gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, vrasja e Fatbardh Lici, ka qenë në Tiranë dhe se nuk ka qenë në Shkodër, si dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e shtetasit Astmer Bilali.

Miirëpo, sipas dosjes së SPAK siguruar nga ZËRI, rezulton e kundërta. Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë. 
Ish-missi Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për “përkrahje të autorëve të krimit”, vetëm 5 ditë pas partnerit të saj, Safet Bajri, i cili u arrestua më 17 shkurt 2025. Të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit janë Safet Bajri, kushëriri i tij Behar Bajri dhe Astmer Bilali, këto të fundit janë të arrestuar dhe në kuadër të një tjetër dosje penale./ZËRI