Kallëzimi i Aulon Kalasë për zgjedhjet, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

Kallëzimi i Aulon Kalasë për zgjedhjet, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

GJKKO ka vendosur të hetohet për shpërdorim detyre, Komisionin e Ankimit dhe Sanksioneve mbi kallëzimin e kandidatit demokrat Aulon Kalaja lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 1 1majit. Gjyqtarja, Etleva Deda, rrëzoi vendimin e prokurorit të SPAK, Sotir Kllapi, për mos fillimin e hetimeve. Në vendim, Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe hetimin e 5 anëtarëve të KAS për shpërdorim detyre. Në një prononcim për mediat jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, Kalaja u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikua. “Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë. KAS sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota...