Mbetën në mal pas shpërthimit të vullkanit Semeru, qeveria indoneziane evakuon me sukses 170 alpinistët e bllokuar

Mbetën në mal pas shpërthimit të vullkanit Semeru, qeveria indoneziane evakuon me sukses 170 alpinistët e bllokuar

Vullkani Semeru në Indonezi, shpërtheu dje pasdite, duke krijuar një re të madhe hiri 3,600 metra mbi majën e malit dhe lavë e shkëmbinj deri në 13 km poshtë shpateve të tij. Sipas Reuters, autoritetet indoneziane evakuuan më shumë se 900 persona nga zona, ndërsa sot po organizojnë kthimin e sigurt të 170 alpinistëve që mbetën të bllokuar pas shpërthimit të vullkanit. Shpërthimi i vullkanit solli mbulimin e shtëpive në fshatrat e zonës me hi dhe baltë. Alpinistët mbetën të bllokuar gjatë natës në një zonë kampingu pranë liqenit në rrëzë të vullkanit, rreth 6.4 kilometra nga krateri, por një operacion i koordinuar është duke u zhvilluar për t’i zhvendosur ata në një vend të sigurt, tha Septi Wardhani, një zyrtare në Parkun Kombëtar Semeru....