Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Mbi fjalë”, përjetim i ri teatror/ Shfaqja e pazakontë e regjisorit Blenard Azizaj që bën bashkë publikun me artistët
Regjisori Blenard Azizaj u rikthye në Tiranë për të sjellë këtë mes nëntori në Teatrin Eksperimental një shfaqje aspak të zakontë. Shfaqja në Teatrin Eksperimental surprizoi publikun, që u ngjit në skenë, duke u bërë pjesë e interpretimit të artistëve. “Doja që edhe audienca të ishte pjesë e skenës, pa e kuptuar, ata lëvizin, kërcejnë. E kam pasur gjithnjë dëshirë që audienca të ishte në skenë dhe artistët te karriget”, shprehet regjisori Azizaj. Në shfaqjet e mia mundohem mos ta drejtoj audiencën ku të shohë, por të zgjedhë vetë kë të shohë dhe të ndjejë. “Mbi fjalë” ndërthur elementë të folkut shqiptar me dancin kontemporan dhe muzikën elektronike. Sa herë vij në Shqipëri kam shumë emocione dhe dua të vij me projekte të tjera. “Janë...