Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kërkoi të ishte prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, SPAK s’i aprovon lejen Veliajt
Prokuroria e Posaçme nuk i ka aprovuar lejen, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, pas kërkesës së këtij të fundit për të qenë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Burime pranë SPAK, konfirmojnë për gazetarin e Syri Tv, Fatjon Gjinaj, se Erion Veliajt nuk i është dhënë leje për të marrë pjesë të premten e 21 nëntorit, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku diskutohet për buxhetin e kryeqytetit. Këshilli Bashkiak i Tiranës i është drejtuar me një letër drejtuar Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Burgjeve, ku i kërkon të lejojë Erion Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen e radhës, ditën e premte. Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit, dhe që atëherë nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ky...