GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, cakton arrest shtëpie për dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, cakton arrest shtëpie për dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

GJKKO pezullon nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Gjykata e Posaçme ka marrë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zëvendëskryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Ndërkohë, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Gentian Gjylin, kreu i ARRSH dhe Erald Elezit, aktualisht drejtor i KESH. Ata janë dy nga 5 personat që janë marrë të pandehur për tenderin e Llogarasë. Ndërkohë në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret. Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedural. “Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj zëvendëskryeministres,  Belinda Balluku, në...