Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i sekuestroi pasaportën, Belinda Balluku shkon në Kryeministri
Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”. Belinda Balluku mendohet se ka shkuar në godinën qeveritare për t’u takuar me Kryeministrin Edi Rama, por ende nuk ka informacion zyrtar. Zv.kryeministrja, e pezulluar nga detyra, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera. Përveç aferës së tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur, dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.