Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Masat ndaj Ballukut/ Salianji: Qeveria e kalbur në çdo qelizë! Rama të japë dorëheqjen
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pasi GJKKO pezulloi nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë. Salianji shprehet se kjo goditje sipas tij nuk është surprizë po një provë e qartë se qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri jo të korruptuar teksa shton se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Reagimi i Salianjit: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri tranzitore që të garantojë brenda pak kohësh zgjedhje të lira , të ndershme dhe me standarde evropiane. Korrupsioni galopant, abuzimet e përditshme dhe kapja e institucioneve kanë çuar në rrënimin e shtetit. Goditjet e fundit...