Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Miratimi i buxhetit, SPAK refuzon prezencën fizike të Veliajt në Këshillin Bashkiak
SPAK ka refuzuar kërkesën e këshilltarëve bashkiakë të Tiranës për lejen e posaçme që do t’i mundësonte kryebashkiakut në detyrë, Erion Veliaj, të merrte pjesë fizikisht në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet buxheti i vitit të ardhshëm. Sipas njoftimit zyrtar, SPAK ka vendosur të mos e aprovojë kërkesën, duke argumentuar se rasti nuk hyn në kategoritë e përcaktuara nga ligji për të cilat mund të jepet leje për personat nën masën e sigurisë. “Nuk aprovohet kërkesa për lejen fizike të Erion Veliajt për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës,” thuhet në përgjigjen e SPAK, i cili sqaron se mbledhja për buxhetin nuk konsiderohet arsye e ligjshme për të dhënë një përjashtim nga masa aktuale e sigurisë...