Kancelari gjerman ‘i bën dalje’ refugjatëve ukrainas? Merz: Uleni fluksin e mbërritjeve

Kancelari gjerman ‘i bën dalje’ refugjatëve ukrainas? Merz: Uleni fluksin e mbërritjeve

Mbështetja për Kievin vazhdon, por në Gjermani ka një lodhje nga refugjatët ukrainas, e kjo u pa qartë tek thirrja e kancelarit Friedrich Merz që iu bashkua politikanëve të tjerë të CDU/CSU në kërkesën për reduktimin e fluksit të meshkujve të rinj ukrainas në Gjermani. Merz tha se në një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski disa ditë më parë, ka insistuar “që të rinjtë nga Ukraina të mos vërshojnë më kaq shumë drejt Gjermanisë. “Ata duhet t’i shërbejnë atdheut të tyre, ishte komenti i tij. Ukraina ka nevojë për ta. Kryeministri bavarez dhe kreu i CSU Markus Söder ishte politikani i parë i lartë që bëri një deklaratë të ngjashme. Në një intervistë me Bild, ai i bëri thirrje BE-së dhe qeverisë gjermane...