Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjermania, rikthim tek gazi rus? Lëkundet CDU: Të rishqyrtojmë sanksionet ndaj Moskës
Një debat i fortë është ndezur në Gjermani lidhur me vazhdimësinë e kursit ndaj Rusisë. Dhe duket nuk është vetëm Afd-ja që kërkon rishikim qëndrimi. Lëkundje tani edhe brenda vetë CDU-së, veçanërisht sa i takon rikthimit tek produktet ruse të energjisë. Debati u nxit nga Kryeministri i Saksonisë Michael Kretschmer, i cili deklaroi në një intervistë për Funke Media Group se: “Ne duhet të shqyrtojmë edhe sanksionet kundër Moskës nga perspektiva jonë ekonomike.” Prandaj, shtoi ai, duhet të jetë në interes të Gjermanisë “të vazhdojë furnizimet me energji nga Rusia pas armëpushimit”. Europa thjesht ka nevojë për energji me çmime të përballueshme, tha Kretschmer. Prandaj, Rusia duhet “të rivendoset si një partner tregtar në planin afatgjatë – pa krijuar një varësi të re”, beson kreu...